Të infektuara edhe disa mace

Të infektuara edhe disa mace

Një tigër femër e moshës katërvjeçare në kopshtin zoologjik Bronx në New York, rezultoi pozitiv për koronavirus.

Tigri, i quajtur Nadia, besohet të jetë rasti i parë i njohur i një kafshe të infektuar nga një njeri me COVID-19.

Kopshti zoologjik tha se rezultati i testimit u konfirmua nga Laboratori Kombëtar i Shërbimeve Veterinare në Ajoa.

Nadia, së bashku me gjashtë mace të tjera të mëdha, mendohet se janë infektuar nga një punonjës i kopshtit zoologjik.

Macet filluan të shfaqnin simptoma, përfshirë një kollë të thatë, në fund të muajit të kaluar pas ekspozimit ndaj punonjësit, i cili nuk është identifikuar.