Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se Sedat Hoti, specialist i fiziatrisë, ka humbur betejën me COVID-19.

Hoti i ka shërbyer pacientëve pranë Spitalit të Përgjithshëm në Prizren si shef i shërbimeve të terapisë fizikale.

Oda e Mjekëve të Kosovës ka ngushëlluar familjarët, miqtë dhe kolegët e Hotit.