Një tjetër ndeshje vëllazërore zhvillohet sonte mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Tani, gjeneratat U21, në kuadër të kualifikimeve për EURO U21, do të takohen në ‘Fadil Vokrri’, me fillim nga ora 19:00.

Kosova dhe Shqipëria janë pjesë e grupit 3.

‘Dardanët’ pas tetë ndeshjeve numërojnë nëntë pikë, duke u renditur në vendin e katërt, ndërsa Shqipëria me 11 pikë, në vendin e tretë.