Sikurse miliona adoleshentë rreth Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe në shtetin e Illinois pandemia ua prishi planet – por ndonëse një vajzë nuk iu realizua ëndrra për mbrëmjen e maturës, pandemia s’e ndaloi atë ta dizejnonte fustanin e maturës.

Në fakt, Peyton Manker, 18-vjeçare, zgjodhi ta krijonte një fustan që lidhej me situatën aktuale me pandeminë.

“Ka disa gjëra pozitive që vijnë nga kjo përvojë dhe veshja ime është një shembull i kësaj”, tha ajo.

Ajo filloi punën rreth këtij fustani në janar, para se të shfaqej pandemia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nuk hoqi dorë as kur mbrëmja iu anulua./21Media