Gëzim Myshketa e quan Pagarushën të pavdekshme, të papërsëritshme…

Artistët e mëdhenj që sigurojnë përjetësinë kanë vetëm ditëlindje. Këtë javë në rrjete sociale vërshuan urime për ditëlindjen e Nexhmije Pagarushës. Nexhmije Pagarashën në një mënyrë ndryshe e nderoi baritoni shqiptar, i njohur në përmasa ndërkombëtare, Gëzim Myshketa. Solli versionin e vet të “Bareshës”, kësaj kënge – simbol të Nexhmijes. Gëzim Myshketa e quan Nexhmije Pagarushën, të pavdekshme dhe të papërsëritshme. Myshketa tregon se në përshendetjet e tij e shkruan Shqipëri se brenda saj, madje në vendin më të çmuar pranë zemrës është Kosova.  Në kohë pandemie mbase lejohet që edhe në emision informativ të dëgjojmë pak çaste këngën antologjike “Baresha”, interpretuar nga Gëzim Myshketa./21Media