Një veturë e dyshimtë është kontrolluar sot në mëngjes nga zyrtarë policorë në qendër të Prishtinës.

Policët së bashku me një qen ishin duke kontrolluar veturën e parkuar në sheshin “Zahiri Pajaziti”.

Portali rtv21.tv ka kontaktora me Policinë e Kosovës, mirëpo, të njëjtit nuk kanë dashur të tregojnë se cila është arsyeja e kësaj kontrolle dhe se për çfarë po dyshohet.

Sipas tyre kontrolla ka qenë në kuadër të punës dhe përgjegjësive për të ofruar një ambient të sigurt.

“Policia e Kosoves kryen detyrat e saj te vazhdueshme ne funksion te garantimit te rendit dhe sigurise se pergjithshme ne vend. Kontrolla te tilla jane pjese e punes dhe pergjegjsive te policise per te ofruar nje ambient te qete dhe te sigurt per te gjithë”, thuhet në përgjigjen e Policisë./21Media