Dy persona sot janë dërguar në QKUK si pasojë e një aksidenti në fshatin Magure të Lipjanit.

Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili informoi se një veturë fillimisht ka goditur një trafo të rrymës e më pas tre këmbësorë.

“Në ora 18:27, në fshatin Magure ka ndodhur një aksident trafiku. Një veturë fillimisht ka gotitur një trafo të rrymës e më pas tre këmbësorë, dy nga ta kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për në QKUK.”, bëri të ditur Krasniqi./21Media