Dhurata: Faleminderit që më keni bërë një vit të paharruar

Dhurata: Faleminderit që më keni bërë një vit të paharruar

Një vit më parë, këngëtarja e njohur Dhurata Dora solli këngën “Zemër” në bashkëpunim me këngëtarin algjerian, Soolking.

Ky bashkëpunim është pritur mjaft mirë nga fansat e dy artistëve, shkruan rtv21.tv

Kënga “Zemër” deri tani ka arritur mbi 422 milionë klikime në Youtube.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Dhurata Dora i ka falënderuar fansat e saj.

“Shumë urime për përvjetorin e ‘Zemër’. Faleminderit që më keni bërë një vit të paharruar”, ka shkruar Dhurata Dora në Instagram.

Ndryshe, Dhurata Dora ditë më parë ka treguar se ka gati disa këngë që pritet të publikohen./21Media