Ai u takua me mikun e ngushtë të Abramovich për të shqyrtuar mundësinë e shitjes së klubit

Ai u takua me mikun e ngushtë të Abramovich për të shqyrtuar mundësinë e shitjes së klubit

Klubi londinez pritet të kalojë në duart e një pronari të ri.

Pretendentët të cilët dëshirojnë të blejnë Chelsea sa vijnë e po shtohen, pavarësisht “Blutë” vazhdojnë të këmbëngulin se nuk janë në shitje.

Pronari Roman Abramovich është që është në krye të klubit prej 15 vitesh e besohet se tani dëshiron të përfitojë në maksimum nga investimi i tij.

Një prej miliarderëve të interesuar është Sir Jim Ratcliffe, njeriu më i pasur në Britani. Ai është drejtues në një kompani ndërkombëtare kimike dhe raportohet se ka një pasuri prej 21 miliardë funtesh.

Një tjetër emër, i cili po qarkullon së fundmi, është ai i Paul Allen, i cili ka në pronësi skuadrën e basketbollit Portland Trail Blazers e atë të futbollit amerikan Seattle Seahawks. Flitet se 65-vjeçari është takuar me mikun e ngushtë të Abramovich, Pini Zahavi, të cilit i është lënë detyra për të gjetur mundësi shitjeje të klubit.

Allen ishte një nga krijuesit e Microsoft, së bashku me Bill Gates, dhe ka pasur gjithmonë interes në sporte. Kjo mund të jetë një shtysë e fortë për të, pasi edhe tifozët do të donin një njeri i cili njeh mjaft mirë menaxhimin e një skuadre.