Njëri ra në radar e tjetri tejkaloi në vijë të plotë, gjobiten dy shoferë në Ferizaj

 
Policët nga Njësia Rajonale e Komunakacionit Rrugor të Ferizajt i kanë marr veprimet e nevojshme policore dhe kanë ndaluar dy shoferë në lokacione të ndryshme, të cilët me automjetet e udhëtarëve, njëri shkaktoi kundërvajtje në komunikacion tejkalim në vijë të plotë dhe tjetri tejkaloi shpejtësinë.
Policia ndaj shoferit që tejkaloi në vijë të plotë shqiptoi gjobë 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj heqje e patent shoferit, ndërsa tjetrit shofer që tejkaloi shpejtësinë, në zonën e kufizimit 50 km/h shpejtoi 107 km/h, i shqiptuan një gjobë 300 euro, 3 pikë negative dhe 6 muaj heqje e patent shoferit.
“Ata në tërësi i pranuan kundërvatjet e shkaktuara”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka apeluar tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor, ngaqë veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion.
Polica ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë :192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
“Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, njofton Policia./21Media

Back to top button