BINJAKËT: Asgjë nuk është e sigurt me Binjakët pasi jo vetëm që ndërrojnë mendje në minutën e fundit, por vazhdojnë të justifikohen me arsye nga më qesharaket. Janë gjithmonë të dyzuar dhe të pavendosur, gjë që reflektohet në vendimet që marrin, por edhe humorin e tyre. Për fat të keq, janë personat e fundit ku mund të mbështeteni, kështu që herë tjetër mendohuni mirë para se t’i ftoni diku.

PESHORJA: Në pamje të parë mendohet se Peshorja është sinonim i harmonisë dhe ekuilibrit, por është krejt e kundërta. Njerëzit që i njohin i përshkruajnë si persona të pavendosur dhe që ndryshojnë mendje sa hap e mbyll sytë. Janë të gatshëm t’ju falin botën në duar, kurse më vonë t’ju braktisin si mos më keq. Pa harruar që Peshorja është gjithashtu një shenjë aq e çorganizuar sa mund të humbasë nga momenti në moment. Kjo paqëndrueshmëri, sipas Living, është ashtu një arsye që sjell pasiguri dhe në jetën e tyre sentimentale.