Fitoi 26 milionë dollarë këtë vit

Fitoi 26 milionë dollarë këtë vit

Një 8-vjeçar që i mbikqyr lojërat në YouTube është emëruar nga Forbes si personi me të ardhurat më të mëdha në vitin 2019. Ryan Kaji, kanali i të cilit në YouTube numëron 22.9 milionë abonentë, fitoi 26 milionë dollarë në vitin 2019 – 4 milionë më shumë sesa në vitin 2018, megjithëse edhe vitin e kaluar zuri vendin e parë në YouTube, transmeton rtv21.tv

Forbes vlerëson se dhjetë personat që fituan më së shumti nga YouTube, që është në pronësi të Google, sollën në total 162 milionë dollarë të ardhura nga qershori i vitit 2018 deri në qershorin e vitit 2019.

8-vjeçari blen lodra dhe shpjegon funksionet e tyre me anë të videove të publikuara në YouTube.

Në vendin e tretë renditet një 5-vjeçare, Anastasia Radzinskaya, e cila fitoi 18 milionë dollarë të ardhura. Radzinskaya, e cila u lind në Rusinë Jugore dhe ka paralizë cerebrale, shfaqet në video me babanë e saj.

Sipas Forbes, ajo ka 107 milionë abonentë dhe videot e saj janë shikuar 42 miliardë herë./21Media