E dashura e modele e Brad Pitt, Nicole Poturalski nuk është vetëm “e zgjuar”  por  edhe një prind i mprehtë ashtu si aktori.

Bukuroshja gjermane, e cila u pa duke u puthur me Brad në një avion privat këtë javë, ka postuar fotografi me djalin e saj Emil, në faqen e saj personale në Instagram.

Muaj para se ajo të kapej duke arritur në Francë me 56-vjeçarin Brad, Nicole ndau një foto duke u shëtitur e vetme me djalin saj në Hollywood, përcjell portali rtv21.tv

I dashuri i saj i ri, Brad Pitt është baba i gjashtë fëmijëve me ish-gruan Angelina Jolie: Maddox, 19 vjeç, Pax, 16 vjeç, Zahara, 15 vjeç, Shiloh, 14 vjeç dhe binjakët 12-vjeçar Knox dhe Vivienne.

Megjithë ndryshimin në moshë gati 30-vjeç, një burim i brendshëm i tha People që çifti janë përshtatur.

Burimi tha: “Më pëlqen shumë. Ajo ka folur. Ajo është e zgjuar. Nëse ajo është duke takuar Brad, mirë për të. Mirë për të.”

Megjithëse çifti sapo ishte kapur nga kamera, Nicole shpesh ka aluduar në postimet e fshehta të mediave sociale për lidhjen me Brad.

Ata madje u panë në një takim të fshehtë në koncertin e Kanye West 2019 në Hollywood.

Marrëdhënia e Brad me Nicole duket se është një shpërqendrim i mirëseardhur nga divorci i tij i keq, i zvarritur nga Angelina.

Këtë verë, Angelina kërkoi që gjykatësi i tyre të hiqej nga çështja sepse ajo pretendoi se ai kishte një marrëdhënie paraprake me një nga avokatët e Brad.
Brad u përgjigj se avokatët e saj e kishin ditur gjithmonë për marrëdhëniet e jashtme të biznesit – dhe pretendoi se hapi i saj vetëm “do t’i privojë” fëmijët e tyre nga një zgjidhje për çështjet e kujdestarisë.

“Kjo është një goditje e ulët nga Ang dhe një taktikë tipike e përdorur nga njerëzit që nuk u pëlqen se si po shkon çështja,” tha një shoku i familjes për The Sun./21Media