Njohja reicproke me Serbinë ngjallë replika të ashpra mes Spahiut dhe Haradinaj Stublla

 

Sonte në emsionin Click në RTV21 programin për zgjedhjet e 14 shkurtit e shpalosën Muharrem Nitaj dhe Meliza Haradinaj Stublla nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Gjatë debatit Haradinaj pati replika me analistin Nexhmedin Spahiu, rreth çështjes së njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbinë.

Sipas Spahiut Kosova e ka njohur Serbinë kur ka shpallur pavarësinë e saj.

“Kosova e ka njohur Serbinë me deklaratën e pavarësisë së 17 shkurtit 2008…në momentin që iu ka adresu me Republikën e Serbisë ajo është njohje”, tha ndër tjerash Spahiu.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Haradinajt Stublla, se sa i përket njohjes së nëkutpueshme atëhërë edhe Serbia e ka njohur Kosovën me nënshrkimin e marrëveshjes së Brukselit. Tutje ajo i tha Spahiut se “nëse doni me i përdor argumentet e Daqiqit dhe të Vuciqit të Serbisë vazhdoini”.

Ajo po ashtu u shpreh se mund ta konfrimoi se Ministria e Punëve të Jashme nuk e ka Serbinë në listën e shteteve që i njeh.

Spahiu insitoi prapë se njohja reciproke nuk ka vend në kuptimin e raporteve për Kosovën dhe Serbinë, por replika e Haradinaj Stubllat ishte se Sapahiu ka qasje vetëmohese ndaj shtetit të Kosovës. “Nëse SHBA e thonë shprehimisht që dialogu me Serbinë nënkupton njohje reciproke se kuptoj pse për juve nuk po nënkuptojka”, tha ajo./21Media

Back to top button