"Njomza dhe Ariana janë shoqe të mira..."

“Njomza dhe Ariana janë shoqe të mira…”

Këngëtarja Njomza Vitia, një tjetër shqiptare e cila po zhvillon karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shihet në një video duke kënduar bashkë me këngëtaren e mirënjohur amerikane, Ariana Grande. Këtë video e ka publikuar babai i Njomzës në llogarinë e tij në Facebook, ku ajo shihet duke kënduar bashkë me Granden këngën “Killing me Softly” të Fugees, transmeton rtv21.tv

“Njomza&Ariana janë shoqe të mira, ato këndojnë bashkë, kanë shumë dëshira”, shkroi Vitia në Facebook.

Njomza tregoi se që kur ishte 14 vjeçe filloi të merret me muzikë, por projektin e parë e publikoi në moshën 22 vjeçare. Ajo ka bashkëpunuar me Skrillex, Mac Miller dhe po ashtu ka qenë edhe bashkë autore e disa teksteve në albumin e fundit të Ariana Grande, të cilën gjithashtu e ka mikeshë./21Media