IKundër tendencave për të kriminalizuar luftën e UÇK-së

IKundër tendencave për të kriminalizuar luftën e UÇK-së

Procesin gjyqësor të Gjykatë Speciale ndaj ish krerëve të UÇK-së, ish ushtarët e batalionit Atlantiku, e shohin si një padrejtësi të madhe ndaj Kosovës.
Nën Moton “Liria ka Emër “ ata bashkë me asambleistin e Nju Jorkut,  Mark Gjonaj, para memorialit të heronjve “Vllezërit Bytyqi”, protestuan kundër, siç thanë, kësaj padrejtësie që po iu bëhet ish luftëtarëve të UÇK-së, duke theksuar se kjo luftë do të mbetet e pastër përkundër tentimeve inkriminuese të qarqeve të ndryshme pro serbe, pro ruse e antishqiptare, për ta paraqitur UÇK-në si grup kriminal.
Ndjekim një deklaratë të Ish-komandantit të Batalionit Atlantiku Gani Shehu, dërguar nga korrespodenti ynë në Nju Jork, Halil Mula./21Media