Noa, vajza e këngëtares së mirënjohur shqiptare, Rona Nishliu, sot u bë një vjeçe. E ëmbla Noa pa fije dyshimi ua ka zbukuruar ditët prindërve të saj. E dashurinë e madhe që e ka ndaj të bijës mes rreshtash e shprehu këngëtarja e mirënjohur përmes dedikimit që i bëri.

“Noa jetë e vogël, e madhe!
9 muaj mezi të pritëm dhe kur të pamë ti ishe trilion fishi i asaj që ne kishim imagjinuar për ty. Zemra rreh çdo ditë e më fort, se ti zbukuron çdo sekondë të jetëve tona, vetëm me një buzëqeshje e me 4 kicat e tu të bukur e të bardhë! Noa, ti je pauza më e bukur e qetësisë dhe piskama më e fortë e dashurisë… Ky po që ishte viti më i bukur i jetës sime e kushedi sa të mrekullueshëm do të jenë të tjerat që do vijnë pas. Gëzuar ditëlindjen oj gëzime, fytyra jote ndriçoftë përnatë si hanë e rrezatoftë përditë si diell. U rritsh me gëzime e shëndet, plot gjallëri, kuriozitet për planetin dhe paç shumë shoqe e shokë. Të duam Noa jonë”, shkroi ajo në Instagram krahas disa fotografive që i publikoi.

 

View this post on Instagram

 

Noa jetë e vogël, e madhe! 9 muaj mezi të pritëm dhe kur të pamë ti ishe trilion fishi i asaj që ne kishim imagjinuar për ty. Zemra rreh çdo ditë e më fort, se ti zbukuron çdo sekondë të jetëve tona, vetëm me një buzëqeshje e me 4 kicat e tu të bukur e të bardhë! Noa, ti je pauza më e bukur e qetësisë dhe piskama më e fortë e dashurisë… Ky po që ishte viti më i bukur i jetës sime e kushedi sa të mrekullueshëm do të jenë të tjerat që do vijnë pas. Gëzuar ditëlindjen oj gëzime, fytyra jote ndriçoftë përnatë si hanë e rrezatoftë përditë si diell. U rritsh me gëzime e shëndet, plot gjallëri, kuriozitet për planetin dhe paç shumë shoqe e shokë. Të duam Noa jonë ❤️ #Noa1vjeç #gezuarditelindjen #bdaygirl

A post shared by Rona Nishliu (@rona1shliu) on

Rona në muajin prill të këtij viti promovoi albumin e saj “Mindili“, të cilin ia dedikoi vajzës së saj./21Media