Askush nuk dinte çfarë të priste nga ceremonia e këtij viti e “Academy Awards 2021”, por as ajo çfarë ndodhi nuk ishte diçka e parashikueshme.

Në edicionin e 93-të të kësaj ceremonie “Nomadland”, mori çmimin për filmin më të mirë.

Ndërkohë, Chloe Zhao fitoi çmimin për regjinë më të mirë për filmin “Nomadland”, ku u bë regjisorja e parë kineze dhe gruaja e dytë që merr këtë çmim.

Filmi pati katër nominime; për filmin më të mirë, regjinë më të mirë, skenarin më të mirë dhe montazhin më të mirë.

Ndër të tjera “Soul”, mori çmimin për filmin më të mirë të animuar, dhe është gjithashtu filmi i parë i “Pixar” që në rolin kryesor ka një personazh me ngjyrë./21Media