Një grup eklektik personash, në mesin e tyre LeBron James, James Corden, Jennifer Garner e Sir David Attenborough, janë të nominuarit për çmimet Webby Awards për këtë vit.

As në këto nominime nuk mungoi talenti shqiptar. Dua Lipa u nominua në kategorinë për videon më të mirë muzikore të animuar, për Hallucinate.

Në radhë të nominimeve të tjera për çmimet Webby janë kompanitë, si: Amazon Adobe, CNN, Disney, Google, Headspace, Hulu, Mailchimp, Marvel Entertainment, Savage X Fenty, Spotify, The Root dhe Wondery.

Të nominuara janë edhe videot virale si: “Savage Challenge”. John Mayer ku shihet duke ngitur Land Rover Defender në një reklamë, “Ratatouille”, The TikTok Musical, llogaria e Attenborough në Instagram, seritë e përgatitjes së ushqimev të Garner, “The Late, Late Show” me  James Corden” e të tjera.

Nominimet i vlerëson Akademia ndërkombëtare e artit digjital dhe shkencës. Çmimet për këto nominime do të shpallen me 18 maj.

Webby Awards prezantohen nga një trup vlerësues që përbëhet nga mbi dy mijë ekspertë të industrisë dhe inovatorë të teknologjisë. Në kategoritë e çmimeve hyjnë: faqet e internetit, reklamat dhe mediat, filmat online dhe videot, e të tjera. Në çdo kategori përzgjidhen nga dy fitues, një nga akademia ndërkombëtare e artit digjital dhe shkencës, dhe një nga publiku, të cilët hedhin votat përmes votimit Webby People’s Voice. Çdo fitues prezanton nga një fjalim prej pesë fjalësh, gjë për cilën edhe veçohen këto çmime.

Webby Awards konsiderohen ‘nderi më i lartë në internet’ dhe ato janë çmimet më të vjetra në internet, andaj edhe quhen “Oskarët e Internetit”.

Çmimet e para Webby Awards u ndanë në vitin 1996./21Media