Nominimet për çmimin e trajnerit më të mirë në Premier Ligë për muajin shkurt tani janë bërë publike.

Të nominuar janë Espirito Santo i Wolverhampton, Pep Guardiola i Manchester Cityt, Scot Parker i Fulham dhe Thomas Tuchel i Chelsea-t.

Santo udhëhoqi Wolves drejt tre fitoreve, dy barazimeve dhe vetëm një humbje.

Guardiola së bashku me Cityn regjistruan fitoren e 21-të radhazi këtë xhiro kundër Wolverhampton.

Parker gjatë muajit shkurt, së bashku me Fulham, ka dy fitore, tre barazime dhe një humbje.

Thomas Tuchel i Chelsea-t është trajneri i fundit i nominuar për çmimin e trajnerit të muajit shkurt, pasi që ka tre fitore dhe dy barazime.