Xhudistja e njohur kosovare, Nora Gjakova sot feston ditëlindjen e 28-të. Në ditën e saj të shënuar, sportistja nga Peja një urim të bukur e mori nga trajneri i saj, Driton Kuka.

Trajneri e uroi Norën për 28 vjetorin e lindjes dhe u shpreh që shpreson që në vitin e ardhshëm, Nora ta festojë ditëlindjen me medalje Olimpike nga Tokio.

“Urime ditëlindja Nora!
Një Kampione e madhe💪💪
Nora Gjakova sot feston ditëlindjen,një sportiste e madhe që në momentet më të vështira për mua si trener por edhe për shtetin e Kosovës ajo doli në skenë dhe na befasoj për të mirë!
Me shpresë që vitin tjetër do feston ditëlindjen me medalje Olimpike nga Tokio!”, shkroi Kuka në facebook, me ç’rast bashkangjiti edhe një foto me Norën.

Nora Gjakova është lindur më 17 gusht të vitit 1992, në qytetin e  Pejës. Ajo përfaqëson Kombëtaren e Kosovës në arenat internacionale në kategorinë -57kg. Nora ka fituar 9 medalje të arta, 5 të argjendta dhe 11 të bronzta./21Media