Nuk janë të rralla arritjet e vajzave shqiptare në Xhudo.

Nora Gjakova fituesja e medaljes së artë në grand slamin e Tibilisit në Gjeorgji, po lufton për të fituar të bronztën në Lisbonë të Portugalisë.

Kujtojmë se, Nora ka mposhtur në raundin e tretë Daria Mezhetskaian, duke kaluar kështu në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.

Në kategorinë deri në 57 kilogramë, Gjakova në raundin e parë kaloi pa luftë, në raundin e dytë mposhti spanjollen Ubasart Mascaro, kurse në raundin e tretë eliminoi xhudisten ruse, Daria Mezhetskaia.

Në luftën për medaljen e bronztë takohet me Eteri Liparteliani të Gjeorgjisë./21Media