Nora Istrefi rrëmben vëmendjen me pozat në bikini
12 Korrik 2020
Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi e cila po shijon pushimet në bregdetin shqiptar, ka rrëmbyer vëmendjen me pozat në bikini.
E veshur me bikini me ngjyrë rozë, Nora ka vënë në pah linjat trupore në fotografitë që ka publikuar së fundmi në InstaStory.
Pushimet këngëtarja po i kalon bashkë me vajzën e saj, Renee.
Ndryshe, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, Nora në bashkëpunim me Gjikon sollën këngën “Ana”. Këngë kjo e cila deri më tani ka grumbulluar mbi 33 milionë klikime në kanalin zyrtar Youtube./21Media