Nora Istrefi dhe Butrint Imeri javët e fundit kanë qenë thuajse emrat më të përfolur në mediat roze si dhe në rrjetet sociale. Dyshja e njohur tashmë kanë finalizuar projektin “Dy zemra”, që pritet të publikohet të dielën.

Për fansat e tyre, Nora dhe Butriniti kanë publikuar disa fotografi nga xhirimet e klipit. Ashtu si çdo herë Nora është ajo e cila ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me stilin unik dhe format që ajo ka.

E veshur me fustan të kuq ajo po duket për mrekulli.

 

Ky është dueti i parë i tyre dhe mbetet të shihet se sa do të pëlqehet nga publiku./21Media