Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Nora Istrefi është në përgatitje të një projekti të ri muzikor. Këtë e ka konfirmuar miku dhe bashkëpunëtori i saj, Mixey përmes një storie që e publikoi në Instagram, ku shihet Nora në studio përkrah tij.

“Vibe veror me shoqen time, Nora Istrefi”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

Mediat kanë raportuar për një bashkëpunim mes Norës dhe rep-artistes Melinda Ademi, por detaje të tjera nuk u bënë të ditura. Ky është bashkëpunimi i parë i tyre dhe mbetet të shihet se si do ta pranojë publiku./21Media