Nora mjaft aktive

Nora mjaft aktive

Njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera dhe të kërkuara është Nora Istrefi.

Me zërin dhe stilin e veçantë, Nora ka rrëmbyer zemrat e shumë njerëzve anë e mbanë trojeve shqiptare.

Përveç zërit dhe stilit, këngëtarja shquhet edhe për bukurinë, shkruan rtv21.tv

Krahas angazhimeve, këngëtarja mjaft aktive po tregohet edhe në rrjete sociale, në të cilat po publikon imazhe të ndryshme për fansat e saj të shumtë.

Së fundmi, Nora për 904 mijë ndjekësit e saj ka hedhur dy imazhe të bukura, në të cilat shihet e veshur në të bardha.

Me flokë të lëshuara dhe grim që i shkon për fytyre, Nora është shfaqur mjaft tërheqëse në imazhet e fundit.

Në imazhet e publikuara në instagram Nora po merr pëlqime dhe komente të shumta. Një nga emrat që i ka komentuar këngëtares është edhe Ariana, gruaja e këngëtarit Ermal Fejzullahut. Ajo ka lënë dy emoji që shprehin dashurinë.

Kujtojmë që “Nuk e di” është projekti i fundit i Norës, të cilin e ka në bashkëpunim me motrën, Erën. Projekti është publikuar më 18 prill dhe deri tani në Youtube ka mbi 12 milionë klikime./21Media