Ajo është njëra ndër këngëtaret më të njohura dhe të dashura për publikun, e cila me paraqitjet dhe zërin e veçantë ka mbledhur pas vetes numër të madh të fansave. Fjala është për këngëtaret e mirënjohur, Nora Istrefin, e cila përveç zërit, shquhet edhe për bukurinë që ka.

Duke pasur parasysh që ka numër të madh të fansave, Nora po tregohet aktive në rrjete sociale, në të cilat po publikon pamje të shumta nga përditshmëria, shkruan rtv21.tv

E kur jemi te imazhet, këngëtarja sot publikoi katër të tilla, në të cilat duket mahnitëse. Istrefi po merr komente dhe pëlqime të shumta në imazhet që publikoi në instagram për 1 milion ndjekësit e saj

 

“Anna” është projekti i fundit muzikor i Norës, në bashkëpunim me Gjikon. Projekti është publikuar në dhjetor të vitit 2019 dhe deri tani në Youtube ka rreth 36 milionë klikime./21Media