Era Istrefi sot feston ditëlindjen e 26-të, shkruan rtv21.tv

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptarë, Era sot pranoi urime të shumta nga shoqëria, fansat dhe familjarët e saj. Një urim i veçantë nuk mungoi as nga motra e saj, Nora Istrefi e cila publikoi një fotografi të bukur të Erës në Instastroy.

“Urime ditëlindjen për motrën time mbretëreshë. Jam shumë e bekuar që të kam ty në jetë!! Ti je personi me zemren me te bardhe ne bote, edhe pse me e madhe, gjithmone mesoj diçka nga ti… Të dua në këtë jetë dhe përtej”, është urimi i Norës për Erën.

Era është një nga emrat  parë shqiptarë, e cila arriti të debutojë në skenën ndërkombëtare me këngën “Bon Bon” e cila është e interpretuar në gjuhën shqipe. Ky projekt i lansuar në fund të vitit 2015 i hapi rrugë për nënshkrimin e një kontrate me kompaninë gjigante Ultra Music. /21Media