Norma mesatare e inflacionit më 2022 arriti 11.6%, më larta ndër vite

Në vitin e kaluar ngritje të çmimeve enorme pati për çdo artikull në vendin tonë, ku norma mesatare vjetore e inflacionit ishte 11.6 për qind.

Viti 2022 ishte ndër vitet me inflacionin më të lartë në Kosovë që nga pas lufta.

Ndërsa, norma më e lartë e inflacionit gjatë vitit të kaluar ka qenë mbi 15 për qind.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2022 ishte më i lartë në një mesatare prej 11.6 për qind, krahasuar me vitin 2021.

Ngritje e indeksit të çmimeve të konsumit gjatë vitit 2022 ka pasur për vajra dhe yndyra 44.5%; lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, palet, etj. 34.8%; karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal 32.7%; bukë dhe drithëra 25.2%; gaz (25.0%); qumësht, djathë dhe vezë 22.0%); mish 17.4%; sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira 17.0%.

Sipas të dhënave nga raporti vjetor i Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për vitin 2022, po ashtu ngritje të çmimeve pati edhe për kafe, çaj dhe kakao 14.2%, shërbime të transportit 13.6%, prodhime ushqimore 13.2%; shërbime hoteliere 11.2%, mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake 11.0%.

“Ngritje e indeksit të çmimeve të konsumit gjatë vitit 2022 është vërejtur te nëngrupet e COICOP-it: vajra dhe yndyra (44.5%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, palet, etj. (34.8%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (32.7%); bukë dhe drithëra (25.2%); gaz (25.0%); qumësht, djathë dhe vezë (22.0%); mish (17.4%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (17.0%); kafe, çaj dhe kakao (14.2%); shërbime të transportit (13.6%); prodhime ushqimore (13.2%)”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ndërkaq, për mirëmbajtje dhe rregullim të vendbanimit pati ngritje të çmimit 10.6%; për vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht 9.7%; energji elektrike 7.4%; kujdes personal (7.0%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal 6.3%, pajisje shtëpiake 6.2%, peshq 6.2%; karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal 6.1%; blerje e automjeteve 5.2%; gjëra personale 5.2%; mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje 5.1%; duhan 5.0%; pije alkoolike 4.1%; produkte farmaceutike 3.7%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës 2.7%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 11.7 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit gjatë vitit 2022 është vërejtur te nëngrupi i COICOP-it: pemë 5.4%, me një ndikim të përbashkët prej 0.1 për qind në IHÇK.

Norma mesatare vjetore e inflacionit (deflacionit) sipas viteve: 2003 1,2%; 2004 -1,1%, 2005 (-1,4%), 2006 0,6%, 2007 4,4%, 2008 9,4%, 2009 -2,4%, 2010 3,5%, 2011 7,3%, 2012 2,5%, 2013 1,8%, 2014 0,4%, 2015 -0,5%, 2016 0,3%, 2017 1,5%, 2018 1,1%, 2019 2,7%, 2020 0,2%, 2021 3,4%, dhe më 2022 11,6%.

Back to top button