Në të njëjtën kohë kompania po ruan dhe privatësinë individuale

Në të njëjtën kohë kompania po ruan dhe privatësinë individuale

Operatori më i madh telefonik i Norvegjisë, Telenor, po bashkëpunon me Institutin Norvegjez të Shëndetit Publik për t’i ndihmuar ata për të gjurmuar përhapjen e koronavirusit.

Rreth 80% e të gjithë trafikut të të dhënave kalojnë nëpër infrastrukturën e vendit, kështu që Telenor e di afërsisht vendndodhjen e smartfonave.

Në sistem do të jenë njerëzit dhe intinerari i tyre për të kuptuar se si përhapet koronavirusi dhe cilat janë zonat më të rrezikuara.

Pas mbledhjes së të dhënave përdoret një model matematikor për të parashikuar se ku dhe kur do të jenë rastet e reja me Covid-19.

Kompania thotë se për të ruajtur privatësinë individuale ata numërojnë vetëm grupe njerëzish më të mëdha se 20, pasi është “shumë, shumë e vështirë” të ri-identifikohen të gjithë individët në grupe më të mëdha se kjo madhësi./oranews