Norvegjia njoftoi se po fillon me lehtësimin e masave. Siç raportojnë mediat e huaja, do të lejohet që të mblidhen nga 20 njerëz prej sot, me kusht që të qëndrojnë një metër larg njëri-tjetrit. Edhe eventet në vende publike do të lejohen me nga 50 njerëz, nëse e ruajnë distancën sociale.

Norvegjia është në izolim që nga 12 marsi, transmeton 21Media

Nga e hëna do të rihapen shkollat dhe nga 1 qershori baret dhe parqet argëtuese mund të rihapen, mirëpo me kusht që të respektohet distanca sociale.

Futbolli i nivelit të lartë do të rifillojë nga 16 qershori./21Media