Kosova ka shënuar fitoren e parë të vitit 2020 ndaj Moldavisë, shkruan Insporti.

“Dardanët” kanë shënuar fitoren e parë të vitit ndaj Moldavisë në kuadër të grupit të tretë të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Ishte kjo një fitore mjaft e luftuar ndaj një kundërshtari modest i cili bëri një lojë shumë të luftuar.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga sulmuesi i Dinamo Zagrebit, në minutën e 32-të, i cili shënoi nga afërsia pas një topi të kthyer.

Pikërisht Kastrati është vlerësuar nga “Sofascore” si më i miri në fushë ndërkohë epiteti i më të dobëtit i takon një futbollisti “Dardan”.

Edon Zhegrova futbollisti që është vlerësuar me notën më të vogël.