“The Kardashians” së shpejti në Hulu

 
Dashamirët e serisë tashmë të popullarizuar në botë “The Kardashians”, do të kenë shansin që së shpejti ta shohin atë në platformën Hulu.
Edhe pse detajet për këtë shou se çfarë do të jetë ai janë akoma të paqarta, dihet se  do të ndjek formulën e njëjtë si në shoun “Keeping Up with the Kardashians”, që u transmetua nga viti 2007 deri në vitin 2021 në kanalin kabllor amerikan E.
Shou “The Kardashians” premton se do të paraqesë punën e grave Kardashian si influencere dhe biznesmene, bashkë me presionet që vijnë me amësinë dhe të rriturit e fëmijëve.
Kris Jenner, Kourtney Kardashian, Kim Kardashian West, Khloé Kardashian, Kendall Jenner dhe Kylie Jenner do të paarqiten sërish në seritë e reja në Hulu.
Ky reality-shou është në zhvillim që prej vitit 2020, kur Dizni njoftoi se ka bërë marrëveshje me familjen Kardashian për të realizuar një seri të re për Hulu.
Në këtë periudhë, “Keeping Up with the Kardashians” njoftoi se sezoni i 20-të ishte i fundit.
Shou u caktua të lansohej në vitin 2020, por produksioni nuk filloi me punën deri kah fundi i vitit të kaluar, kur u raportua se familja Kardashian u bë ekip me “Fulwell 73” për prodhim të tij.
Pas premierës së serisë “The Kardashians” muajin prill 2022, episode të reja të shout do të transmetohen çdo javë të enjtjeve./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=OK2BwC5kydw

Back to top button