Bayern Munich e ka marr një fitore të madhe mbrëmë ndaj Lazios në kuadër të ndeshjes së parë të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve me rezultat 4-1.

Kampionët e Evropës shiheshin favorit në këtë ndeshje, por rezultati i arritur është më shumë se sa që është pritur.Robert Lewandowski, Jamal Musiala, Leroy Sane dhe një autogol i Francesco Acerbi ishin ata që shënuan për bavarezët.

Golin e vetëm për Lazion e shënoi Joaqin Correa.Lewandowski mori vlerësimin më të lartë, duke u notuar me 7.8.Dobët te Lazio ishin Pepe Reina (5.9), Patric dhe Musachio (5.7)Me këtë fitore Bayern Munich ka bërë një hap të madh drejt çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Notat e lojtarëve të Lazio dhe Bayern Munich.