Kosova sonte është eliminuar në gjysmëfinale të play-offit të Ligës së Kombeve, pasi humbi si mysafir i Maqedonisë së Veriut me rezultat 2-1.

Pas ndeshjes, “SofaScore” ka publikuar edhe notat e futbollistëve që u paraqitën sonte.

Futbollisti më i dobët sipas kësaj faqe ishte Mërgim Vojvoda me notën 6.2.

Kurse, më i miri sonte ishte Darko Velkovski me notën 7.9.

Golat për Maqedoninë e Veriut sonte ishin Autogoli i Benjamin Kolollit  në minutën e 16-të dhe goli i Velkovskit në minutën e 33-të.

Kurse, golin e vetëm për Kosovën e shënoi Florent Hadërgjonaj në minutën e 29-të, por gjithashtu Kosova pati edhe dy raste tjera në minutat shtesë por që nuk patën sukses./21Media