Notat e ndeshjes mes Brazilit e Serbisë, shkëlqen Richarlison

23:00 – (Lajm i përditësuar)
Brazili e nisi në mënyrën më të mirë Kampionatin Botëror “Katar 2022”, duke e mposht Serbinë me rezultat solid 2:0.
Ylli i Tottenhamit, Richarlison u përkujdes për dy golat e sotëm, ku fillimisht zhbllokoi rezultatin në minutën e 62’, kurse e thelloi në 2:0 në minutën e 73’.
Sigurisht, lojtari i ndeshjes ishte padyshim Richarlison, i cili u vlerësua me notën më të lartë 8.5, kurse te Serbia më i dalluari ishte portieri, Milinkovic-Savic me pritet e tij, ndërsa u vlerësua me notën 7.6.
Ndërkaq, lojtari me notën më të dobët ishte sulmuesi Aleksandar Mitrovic (5.8).
Më poshtë i gjeni statistikat e ndeshjes dhe notat e lojtarëve.
21:57-Brazili mposht Serbinë 
Kombëtarja e Brazilit ka regjistruar fitoren e parë në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Pas plot 90’ minutave lojë dhe shtatë sosh shtesë të zhvilluara në stadiumin “Lusail Iconic”, Brazili e ka mposhtur Serbinë me rezultat solid 2:0.
Padyshim që heroi i ndeshjes për Brazilin ishte Richarlison, i cili fillimisht zhbllokoi rezultatin në minutën 62’, kurse e thelloi epërsinë në 2:0 duke shënuar gol në minutën e 73’.
Goli i dytë i Richarlison ishte edhe i fundit i ndeshjes së sotme, gol ky i cili mund të konsiderohet edhe më i mirë i Kupës së Botës deri tani.
Me pikët e reja, Brazili ngjitet në pozitën e parë të Grupit G me tre pikë, aq sa ka edhe Zvicra në vendin e dytë, kurse Serbia radhitet e fundit me asnjë pikë të arkëtuar, ashtu sikurse edhe Kameruni në vendin e tretë.
Rezultati final, 2:0 në favor të Brazilit.
21:44- Super goli i Richarlison kundër Serbisë
Brazili ngriti epërsinë në 2:0 në ndeshjen kundër Serbisë,  e  për këtë përsëri u përkujtes Richarlison.
Kështu kombëtarja e Brazilit po shkon me hapa të sigurt drejt fitores kundër Serbisë.
Richarlison shënon golin e dytë personal të ndeshjes në minutën e 73’.

Back to top button