Shkrimtari i zhanrit fanta-shkencë William Gibson ka përdorur imagjinatën e tij për të shfaqur në librin e fundit një botë ku jo Donald Trump, por kundër kandidatja e tij kishte fituar

Shkrimtari i zhanrit fanta-shkencë William Gibson ka përdorur imagjinatën e tij për të shfaqur në librin e fundit një botë ku jo Donald Trump, por kundër kandidatja e tij kishte fituar

Shkrimtari i famshëm në novelën e tij më të re e imagjinon një botë ku në Shtetet e Bashkuara ishte zgjedhur presidentja e parë femër.

Libri do të dalë në shitje në janar të vitit 2018, dhe do të ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë në San Franciscon e kohës së tashme ku Clinton është udhëheqëse e Shtëpisë së Bardhë,dhe pjesa e dytë në Londrën pas apokalipsit 200 vite nga tani, ku 80% e popullsisë ka vdekur, shkruan rtv21.tv.

Autori i librave si “The Difference Engine” dhe “All Tomorrow’s Parties” ka thënë se libri i ri shërben si një pjesë vazhduese  e paplanifikuar e novelës së tij të vitit 2014 “The Peripheral”.

Skripta ishte shkruar para mposhtjes së Hillary Clinton në nëntor të vitit të kaluar, dhe edhe pse ka tentuar ta rikthejë skripten në një version ku Trump ka fituar autori tregon se do të duhej të fillonte nga fillimi, pasi ndryshimet janë fundamentale./21Media