Atdhe Nuhiu ka shënuar  dy gola për Sheffield Wednesday, në humbjen 4-2 ndaj Fulhamit .

Ylli i Kosovës në këtë ndeshje u inkuadrua në pjesën e dytë. Golin e parë Nuhiu e shënoi vetëm tre minuta pas inkuadrimit në lojë, në minutën e 49-të të ndeshjes. Kurse, golin e dytë e shënoi në minutën e 89-të, të asistuar nga Jacob Murphy.