“Nuk e kisha ditur që Khloe Kardashian ka një karrierë në muzikë” – kështu u shprehen fansat pasi kishin parë paraqitjet e Maren Morris dhe Khloe Kardashian në ceremoninë e çmimeve Grammy.

Këngëtarja amerikane, Maren Morris është ngatërruar nga fansat me Khloe Kardashian, pas paraqitjes së saj në ceremoninë e 63-të të Grammy Awards, të dielen në mbrëmje.

“Të dyja dukeshin aq të njejta”, u shprehen fansat e të dyjave në rrjetin social Twitter.

Ndërkohë që të tjerët, thanë se që të dyja kishin bërë ndërhyrjet plastike te i njejti doktor, transmeton rtv.21.

“Duken si binjake”, e disa të tjerë ishin mërzitur nga krahasimet e vazhdueshme të të dyjave.

Më vonë, Morris ndryshoi tërësisht pamje, u vesh me një fustan të kuq dhe performoi hitin e saj “The Bones”, e nominuar edhe për çmimin e muzikës më të mirë Country.21media/