”Nuk dëgjoj Hip-Hop, për shkak të teksteve seksiste dhe promovimit të dhunës”

1 min read

Zana Avdiu, e cila njihet si feministe, sot ka qenë e ftuar në RTV21 dhe ka folur rreth këtyre çështjeve.

Avdiu e ka pohuar se nuk dëgjon Hip-Hop, për shkak të teksteve seksiste dhe promovimit të dhunës në to.

Zana është pyetur nëse është në lidhje dashurie, mirëpo ajo që ka treguar ka qenë se nuk mendon as për fejesë e as për martesë, madje dasmat nuk i adhuron fare./21Media