Seriali turk “Emri im është engjëll” i cili po transmetohet në ekranin e RTV21 është drejtë fundit të tij. Por, ky serial brenda një kohe të shkurtër arriti që të pëlqehet shumë dhe të komentohet nga të gjithë për temën e tij.

Pjesë e serialit janë aktorë të ndryshëm disa në moshë të re e disa më të vjetër. Në mesin e tyre është edhe Ulvi Kahyaoğlu në rolin e “Keremit”.

Në serial aktori sapo ka mbushur 18 vjet, por në jetën reale ai është 25 vjeçar. Aktori është lindur në Izmir  ai ka studiuar në Fakultetin e Arteve në Univeristetin Izmirit “Dokuz Eylü”. Përveç aktor në seriale 25-vjeçari shpesh herë është pjesë edhe i shfaqjeve teatrale.

Më poshtë ju sjellim disa fotografi nga përditshmëria e aktorit, i cili duket shumë ndryshe nga ai i serialit./21Media