Sot është ditë e veçantë për këngëtaren e mirënjohur, Soni Malaj. Artistja sot ka ditëlindjen dhe mbushi 39 vjet, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes, Soni po merr urime të shumta nga familjarët, miqt e fansat e shumtë.

Disa nga urimet, këngëtarja i ka ndarë për ndjekësit e saj në instagram, ku numëron 488 mijë ndjekës.

Soni Malaj është këngëtare e njohur shqiptare, e cila është lindur më 23 tetor të vitit 1981 në Tropojë.

Disa nga hitet e artistes ndër vite janë: “E vogla”, “Të dua ty”, “Zjarr”, “Shpirti im binjak”, “Me rrena” etj.

Ndërsa, kënga e fundit e Soni Malajt është “Shije tradhëtie”, me të cilën ka marrë pjesë në festivalin “Kënga Magjike 2019”./21Media