Fama e tyre ka kaluar kufijtë e Turqisë

Fama e tyre ka kaluar kufijtë e Turqisë

Ata janë aktorët më të kërkuar në Turqi, por janë bërë të famshëm edhe në vendin tonë falë roleve që patën në seriale të shumta.

Fama e tyre i ka kalon kufijtë e Turqisë, ata të gjithë tani janë shumë të dashur për të gjithë, shkruan rtv21.tv

Ai i cili i pari e vizitoi Kosovën në vitin 2009 ishte Kenan İmirzalıoğlu. I njohur për Kosovarët u bë në serialin “Jetë e hidhur” me rolin e tij “Mehmet Kosova”.

E ardhja e tij i ka gëzuar shumë fansat e tij. Aktori u prit në aeroport nga mija e mija qytetar të Kosovës.

Pas tij në vitin 2015 në kosovë erdhi Tolgahan Saysiman, aktori në Kosovë arriti të bëhej i njohur falë rolit të “Qenarit” në serialin “Lale Devri”.
Edhe për “Qënarin” ishin mbledhur një numër i madh i qytetarëve, ku disa prej tyre bënë edhe  fotografi bashkë me të.

Edhe aktori Burak Ozçivit, në vitin 2016 vizitoi Kosovën, ai u bë njohur për publikun kosovar në serialin “Sulltani i madhërishëm” që është trasmetuar në RTV21, me rolin e tij në personazhin “Bali Beu”.
Dhe më pas fama e tij në Kosovë u rrit kur Buraku ishte në rolin e “Kemalit” në serialin “Dashuri e pafund”, aktori ka krijuar simpati në veçanti për vajzat duke u konsideruar si aktori më simpatik.


Burak Tozkoparan i cili është një ndër aktorët më me perspektivë në Turqi.  Ai u bë shumë i njohur në trojet shqiptare me shumë role filmike, mbi të gjitha me rolin në serialin  “Fate të Kryqëzuara”me rolin e “Ozanit”.

Aktori në vitin 2017 ka qëndruar për disa ditë në Kosovë, nga ku ka publikuar edhe disa fotografi në llogarinë personale në Instagram, nga Kosova.

Edhe “Xhengizi” aktori i serialit “Ezel”, në vitin 2017 ka vizituar Kosovën. Arsyeja e ardhjes së tij në Kosovë ishte vizita në festivalin Hardh Fest 2017, i cili mbahet në qytetin e Rahavecit.

“Zehir” njëri ndër personazhet më të dashur të serialit, “Dashuri e pafund” rolin e të cilit e ka luajtur aktori i mirënjohur turk Ugur Aslan, në vitin 2017 ka qenë për vizitë në Kosovë.

Edhe pse nuk ka pranuar të flas për media, aktori në Instagramin e tij ka publikuar disa fotografi gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë kryesisht në qytetin e Prizrenit së bashku me vajzën e tij. /21Media