Ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe në deklaratë për media tha se nuk do të ketë orë policore për vikend. Ai tha se mjafton masa e re e miratuar dje në Qeveri për ndalesë të grupimit të më shumë se katër personave në ambient të hapur.

Filipçe shtoi se kjo nuk do të vlej për tregjet dhe për transportit publik.

Mes tjerash ai tha se përveç se në klinikën e Shtipit dhe Kumanovës në të gjitha klinikat tjera në vend ka shtretër të lirë për pacientë të infektuar me Covid-19.

Filipçe apeloi deri të qytetarët të jënë të vetëdijshëm, të mos grupohen pasi kapacitet spitalore janë të stërngarkuara. Ai shtoi se presioni është i madh ndaj personelit mjekësor./21Media