Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot në një konferencë për media në Bruksel dha qëndrimin e tij lidhur me “Non Paper”. Edhe pse thotë se përgjigja më e mirë për “non-paperat” për dialogun me Serbinë është “no comment”, Kurti tha se nuk do të lejojnë “ringjalljen e projekteve të dështuara për shkëmbim territorial e as atyre për bosnjëzim të vendit.

“Unë besoj se të gjitha këtyre “non paperat” më miri është t’iu përgjigjemi me një “no comment” , për shkak se përmes përgjigjeve po përpiqen që të marrin jetë”, u shpreh ai.

Tutje Kurti tregoi synimet e Kosovës.

“Duhet të shkojmë drejt integimeve të Evropane edhe Euratlantike…Kosova nuk ka dilemma. BE dhe NATO-ja janë edhe vlera dhe destinim ynë”, tha ndër të tjerash kryeministri Kurti. / 21Media