John Obi Mikel nuk ka pranuar të paraqitet në ndeshjen e fundit

John Obi Mikel nuk ka pranuar të paraqitet në ndeshjen e fundit

Koronavirusi tashmë ka përfshirë pjesën më të madhe të botës, kështu duke shënuar një numër të madh viktimash. Ani pse ligët më të mëdha evropiane janë pezulluar, kampionati turk vazhdon të luhet.

Mirëpo një gjë të tillë nuk po e pranon ish-lojtari i Chelsea-s, John Obi Mikel, i cili nuk ka pranuar të paraqitet në ndeshjen e fundit të Trabzonsporit.

“Në këtë moment epidemie botërorë, e mira është që të qëndrojmë me familjarët në shtëpi dhe të mos mendojmë për futboll. Nuk është një situatë normale”, tha ai.

Pas këtij veprimi të lojtarit, ka ardhur edhe vendimi i bordit të klubit të cilët i kanë prishur kontratën lojtarit 14 muaj para përfundimit të saj.