Një njeri ishte dërguar në shtëpi pasi kishte veshur pantallona të shkurtër në punë në një temperaturë 30 gradë celcius

Një njeri ishte dërguar në shtëpi pasi kishte veshur pantallona të shkurtër në punë në një temperaturë 30 gradë celcius

Temperaturat në qytetin e Londrës ishin shumë të larta, andaj Joey Barge  një punëtor i qendrës së thirrjeve vendosi që të pajisej me një palë pantallonë të shkurtra komode. Duke e ditur kodin e veshjes në punë ai kishte dyshime se a do ta lejonin atë në punë të veshur në atë mënyrë.

Në një postim në Twitter ai shkroi: “Nëse femrat mund të veshin funde/fustane në punë, atëherë edhe unë mund të vesh pantallona të shkurtër”. Pas gjysmë ore e morri përgjigjen, në postimin e tij të radhës ai shkroi: “Përgjigja: jo. Sapo u dërgova në shtëpi nga puna.”, shkruan rtv21.tv.

Ai kishte edhe prova se atë ditë temperaturat do të mbërrinin në 30 gradë në Londër. Joey ishte i tërbuar, në vend se të veshte një kostum të plotë, ai bëri diçka tjetër. Duke përdorur logjiken se femrat lejoheshin që të vishnin fustane në punë ai vendosi që ta bëjë atë edhe vetë, duke e huazuar një nga gardëroba e nënës së tij.

Ai parashikoi se do të dërgohej përsëri në shtëpi por kështu nuk ndodhi, në një far mënyre ai fitoi. Kur u kthye në shtëpi ai pranoi një letër nga kompania se tash e tutje shkaku i temperaturave të larta, mirëpo pantallonat do të duhej të ishin tamam të gjata dhe ngjyra të mbyllura./21Media