“Nuk hyhet në Kosovë duke kaluar mbi varrezat masive”
26 Nëntor 2020
Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj ka thënë e veprimi i Ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, për ndalimin e vizitës së Vuçiq dhe të tjerëve në Republikën e Kosovës është i drejtë dhe e përkrahim fuqishëm.
Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se “Nuk hyhet në Kosovë duke kaluar mbi varrezat masive e eshtrat e shqiptarëve të masakruar. Ne nuk presim të ndiejnë dhembshuri krahët politik e ushtarak të kohës së Millosheviqit, ata që projektuan vrasjet, masakrat, gjenocidin në Kosovë e sot udhëheqin me shtetin që kreu krimin, por presim pranim e kërkimfalje për gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve”.
Haradinaj tutje ka shkruar se, Kosova nuk do të lejojë shantazhet, provokimet dhe lojërat politike të atyre që ndihen krenarë për krimet e gjenocidin ndaj shqiptarëve. “Kjo nuk është rruga drejt normalizimit dhe paqes afatgjate”.
Nuk hyhet në Kosovë duke kaluar mbi varrezat masive e eshtrat e shqiptarëve të masakruar.
Ne nuk presim të ndiejnë…
Posted by Daut Haradinaj on Thursday, November 26, 2020
Ditë më parë, kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla ka konfirmuar se vizita e një delegacionit nga Serbia, i prirë nga presidenti , Aleksandër Vuçiq, nuk do të realizohet në Kosovë./21Media