“Nuk i kena meritu bre këto njollosje ne që jemi vërtet veteranë”
17 Shtator 2018
Berisha demanton listën me emrat e rremë të veteranëve
Berisha demanton listën me emrat e rremë të veteranëve
Ish-ushtari i UÇK-së, Eqrem Berisha ka reaguar lidhur me publikimin e listës me emrat e rremë të veteranëve, duke u shprehur se lista e tillë është mashtrime për veteranët e vërtetë, në mesin e të cilëve bënë pjesë edhe ai.
Berisha më tutje, përmes një postimi shprehet se nuk e kanë merituar të futen në listën e veteranëve të rremë, ata që ishin realisht veteranë.
“Këto lista për veteran të rrejshem kokan fort mashtrime edhe manipulime me ne veteranet e vertet ktu në këtë që po e postoj jemi 3 veteran të vertet që kish ende në këtë list po nuk i kena meritu bre kto njollosje me na fut ne listë me veteran mashtrues neve që vertetë jemi veteran a Shtet o shtet lumt na qe tkemi”, ka shkruar Berisha në facebook, duke bashkangjitur edhe imazhin, ku ai shihet i veshur me uniformën e UÇK-së, krahas shokëve të tij.
Lidhur me publikimin e listës me emrat e veteranëve të rremë ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, degët e Dukagjinit, duke u shprehur se aktakuza dhe emrat që u publikuan, tregojnë se sa qesharake e joprofesionale është puna e Prokurorisë. Ndërsa, Organizata e Veteranëve, dega në Drenas ka reaguar, duke u shprehur se në listën e publikuar gjenden të dhëna shumë të pavërteta.