Përfundoi dyluftimi ndërmjet Florian Markut dhe Rylan Charltonit me këtë të fundit që e dorëzoi luftën në raundin e tetë.

Goditjet e Markut ishin të pa përballueshme për rivalin e tij dhe kështu Florian Marku e regjistroi fitoren e tetë në karrierën e tij, duke e vazhduar rekordin si i pamposhtur edhe më tutje.

Edhe para ndeshjes Marku deklaroi se do ta mposhtë Charltonin dhe se për këtë u shpreh shumë i bindur, gjë të cilën edhe e arriti.

Gjatë tetë raundeve u zhvillua një dyluftim i ashpër, por Marku ishte më preçiz dhe më i saktë në lojën e tij, me ç’rast siguroi kështu fitoren e radhës.